Kim Jong-un urdhëron që në vend të Krishtit të adhurohet gjyshja e tij!

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk ndalon së befasuari! Pasi ka ekzekutuar shumë njerëz të besuar afër tij për arsye nga më të çuditshmet, ai ka vendosur së fundi të ndalojë edhe festimin e Krishtlindjeve, shkruan Ga

Sipas “New York Post”, Kim Jong-un ka urdhëruar koreano-veriorët që në vend të Jezu Krishtit të adhurojnë gjyshen e tij Kim Jong Suk, e cila ka lindur në prag të Krishtlindjeve në vitin 1919.

Ajo ishte gruaja e diktatorit të parë të Koresë së Veriut, Kim Il Sung, dhe nëna e ish-udhëheqësit Kim Jong Il-it, ndërsa vdiq në rrethana misterioze në vitin 1949. Shumë njerëz e quajnë “Nëna e shenjtë e Revolucionit” dhe kryejnë homazhe pranë varrit të saj.

Diktatori është aq i fiksuar për të ndalur festimin e Krishtlindjeve sa ndalon qytetarët të vendosin edhe Pemën e Krishtlindjeve.

Këtë fiksim e kishte që prej vitit 2014-të kur mori vesh se Koreja e Jugut planifikonte të ngrinte një pemë të madhe Krishtlindjesh përgjatë kufirit, çka nuk e bëri kurrë, pasi Kim Jong Un kërcënoi se do të niste luftën me ta.

Por pavarësisht nga urrejtja e tij për pemët e Krishtlindjeve, përcjell BW, ato mund t’i gjesh në dyqanet apo restorantet luksoze të Phenianit, por janë të zhveshura nga zbukurimet me simbole fetare.

Pheniani, njihet si qyteti me më shumë të krishterë në Korenë e Veriut, por gjithçka ndryshoi në fillim të viteve ’50, kur autoritetet ndaluan fenë e krishterë në vend. Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, rreth 70,000 të krishterë besohet të jenë burgosur në kampe përqendrimi thjesht për shkak të besimit të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu