Kim Mehmeti: BDI-ja qeverinë e ardhshme e bën me VMRO-në

Shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, në një paraqitje televizive në Syri TV, ka analizuar situatën e fundit politike në hapësirën shqiptare si dhe ka folur edhe për rrethanat e fundit politike në Maqedoninë e Veriut.

Mehmeti, vlerëson se parimin fituesi me fituesin e ka shkelur me dy këmbë, BDI-ja duke u bërë vazale e LSDM-së dhe në këtë mënyrë ka krijuar një situatë të re politike.

Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme pa problem i fiton VMRO-DPMNE-ja, prandaj edhe LSDM-ja edhe BDI-ja kanë frikë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Nëse gjërat shikohen objektivisht atje kurrë LSDM-ja nuk i ka fituar zgjedhjet. Ajo arriti të vije në pushtet me atë që BDI-ja e shkeli një parim të pashkruar që koalicionet qeverisëse ti bëjnë partia fituese nga blloku maqedonas dhe partia fituese nga blloku shqiptar që ishte diçka në të cilën betohej BDI-ja. Mirëpo, pas humbjes së zgjedhjeve të LSDM-së nga VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja bëri koalicion, u bë vazal i LSDM-së edhe kështu u bë ajo qeveri. Ndryshe nuk do të ndodhte.

Me këtë, u krijua një situatë e re , tashti janë krijuar rrethana krejt ndryshe. Se nesër VMRO-DPMNE-ja, nëse merr të supozojmë 58 deputet, asaj i mjafton një parti shqiptare me tre deputet që të bëj qeveri edhe ne shqiptarët nuk guxojmë t`i themi pse nuk e merr partinë që ka marr shumicën e votave shqiptare. Sepse atë parim, atë rregull, e theu BDI-ja. Unë jam i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme qeverinë do ta bëj VMRO-DPMNE-ja. Këtë gjë e dinë LSDM-ja dhe BDI-ja, prandaj edhe frikësohen nga zgjedhjet. Se thash LSDM-ja kurrë nuk i ka fituar zgjedhjet, nuk ka fituar këto zgjedhjet e fundit në bllokun maqedonas“- deklaroi Kim Mehmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu