Kim Mehmeti: Shqipëria nga ëndërr u shndërrua në dëshpërim. Me politikë pasurohet vetëm hajduti (VIDEO)

Analisti dhe shkrimtari i njohur Kim Mehmeti shprehet i zhgënjyer me atë çfarë po ndodh në Shqipëri. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, ai thotë se Shqipëria nga një ëndërr për shqiptarinë, u shndërrua në një dëshpërim.

Kim Mehmeti: Ne donim të ishte Shqipëria një tendë që do mbrojë gjithë shqiptarinë dhe jo një shtet tendash dhe një shtet që do jetë pronë partish. Ne ëndërronim një mëmëdhe që do na përfaqësojë mirë dhe do na përfaqësojë mirë dhe do na bëjë të ndihemi krenarë dhe jo një Shqipëri me institucione si Parlamenti që  të bën shpesh herë të turpërohesh si shqiptarë dhe ta arsyetosh edhe marrëzi, edhe pse marrëzia nuk arsyetohet. Ne donim një Shqipëri ku do të ketë politikanë që të jenë të sinqertë me ne dhe gjithë shqiptarinë dhe jo politikanë si kryeministri i Shqipërisë që nuk ka frikë opozitën, por ka frikë të vërtetën për vetëveten. Ne donim një Shqipëri që do të ndërtojë institucione dhe jo të ndërtojë vila të individëve. Kështu që Shqipëria nga ëndërr e jona për diçka të mirë për shqiptarinë u shndërrua në dëshpërimin tonë. Unë shpresoj që do ti vijë fundi kësaj, sepse Shqipëria bëhet edhe e pabanueshme për rininë shqiptare.

Referuar politikanëve në të gjithë shqiptarinë, Mehmeti tha se me politikanë pasurohen vetëm hajdutë.

Kim Mehmeti: Unë mendoj se e para që  dështoi politika e shqiptarisë është se politika u kuptua si biznesi më fitimprurës, ku nuk duhet të investosh asgjë dhe të fitosh aq shumë saqë sikur je ndonjë nga ata sheikët që ke ato puset e naftës. Nëse e vëreni të gjithë politikanët tanë janë bërë milionerë. Nëse i shtroni një pyetje si dhe ku, ata thonë jemi marrë me politikë. Me politikë mund të pasurohet vetëm hajduti. Nuk mundesh me 2 mijë euro pagë mujore. Të gjithë ata kanë vila që kushtojnë me miliona, kanë pasuri. Në jetë nuk kanë asgjë përveçse janë marrë me politikë. E them publikisht, me politikë mund të pasurohet vetëm hajduti, jo i ndershmi. I ndershmi nga politika mund të jetojë dhe të ketë një nivel më të mirë të jetesës.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu