Kina akuzohet se ka fshehur të dhënat, 242 viktima dhe 15 mijë raste të reja nga koronavirusi në një ditë

Numri i rasteve të personave të infektuar nga korona virusi në Kinë shpërtheu sot pasi zyrtarët shëndetësor zgjeruan numrin e rasteve të përfshira në numërim. Tani numri i vdekjeve si pasojë e infektimit është regjistruar gati 60 mijë raste dhe mbi 1350 të vdekur.

14840 rastet e reja të infektimit të regjistruara në provincën Hubei është larg rritja më e lartë e rasteve të reja siç është edhe numri i 242 të vdekurve nga infektimi.

“Zyrtarët kinezë më parë kishin numëruar vetëm rastet e konfirmuara me testet e acidit nukleik, që kritikët kishin paralajmëruar se është i mangët dhe nënvlerëson përhapjen e vërtetë të epidemisë” njofton The Washingotn Post.
“Me javë të tëra, mjekët dhe pacientët kinezë janë ankuar për mungesë të testeve të acidit nukleik dhe vërtetësinë e tyre. Rritje dramatike e rasteve në Hubei realisht konfirmon dyshimin se Kina me javë të tëra se ka nënvlerësuar dhe fshehur numrin e rasteve të infektuar me virusin”.

Kina është akuzuar se ka fshehur tërë informacionin e përhapjes në të kaluarën dhe ky njoftim i fundit vetëm se nxisë pyetje e dyshime të reja rreth mortalitetit të vërtetë nga infektimi me korona virusin dhe sëmundjen e shkaktuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ende pretendon se është herët për të parashikuar fundin e epidemisë. OBSH ka arritur të zbulojë burimet e transmetimit të virusi në të gjitha 441 rastet përveç 8 prej tyre jashtë Kinës, njoftoi drejtori i emergjencave Michael Ryan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu