Kina, gati “rivalin” ndaj Airbus dhe Boeing

Avioni i pasagjerëve C919 i Kinës, i cili aspiron të konkurrojë me Boeing 737 MAX dhe Airbus A320neo, është afër sigurimit të certifikimit pasi faza e fluturimeve testuese ka përfunduar, ka njoftuar kompania aeronautike COMAC.

Sipas një postimi të kompanisë kineze të hapësirës ajrore në mediat sociale, fluturimet testuese me gjashtë avionët që përdori janë përfunduar pasi programi hyn në fazat përfundimtare të sigurimit të certifikimit nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës, e cila kërkohet për operacionet tregtare.

Ky zhvillim shënon një moment historik në ambiciet e Kinës për të përhapur krahët e saj në industrinë e hapësirës ajrore.

Linja ajrore që do të jetë e para që do të marrë avionin është China Eastern Airlines në pronësi shtetërore, e cila porositi pesë në mars 2021. Sipas Chanjiang Daily, avioni i parë C919 pritet të dorëzohet në China Eastern Airilines në gusht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu