Kina paralajmëron SHBA-të: Ndaloni provokimet ushtarake me marinën tuaj në detin tonë

Kina ka kërkuar nga SHBA’të, që të mos ‘’zgjerohet shumë’’ në Detin e diskutueshëm të Kinës së Jugut, një pikë kjo e cila sjell fërkime të vazhdueshme në marrëdhëniet e të dy plaëve.

Një zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjs, Wu Qian, u tha gazetarëve në Bangkok se Deti i Kinës së Jugut ishte një nga çështjet më të diskutuara në ditën kur sekretari i mbrojtjes së SHBA, Mark Esper, mbajti takimin e tij ballë për ballë me kinezët.

Deti i Kinës së Jugut për vite me radhë ka qenë një pikë kryesore grindjeje midis Pekinit dhe Uashingtonit. Kina pretendon se ky det është territor i saj, por këto pretendime mbivendosen me ato të qeverive tjera aziatike. SHBA’të nuk kanë asnjë interes territorial, por kanë lundruar në mënyrë periodike me anije të marinsave nëpër zona të detit që Kina i konsideron jashtë kufijve.
Wu, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, tha se Pekini është irrituar nga prania e Marinës së SHBA’së në Detin e Kinës së Jugut.

‘’Pala kineze i kërkon palës amerikane që të ndalojë shtrirjen në këtë det, dhe të mos provokojë dhe të përshkallëzojë tensionet’’. Ndërsa i pyetur nga një report që të jetë më specifik në lidhje me kundërshtimet kineze, Wu tha se SHBA’të duhet të ndalin ndërhyrjen në det, dhe të ndalojnë provokimet ushtarake’’.

Zëdhënësi i Esper, Jonathan Hoffman tha në një deklaratë të mëvonshme “theksoi përsëri se Shtetet e Bashkuara do të fluturojnë, lundrojnë dhe veprojnë kudo që të lejojë ligji ndërkombëtar – dhe ne do të inkurajojmë dhe mbrojmë të drejtat e kombeve të tjera sovrane të bëjnë të njëjtën gjë. “


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu