Kiril Patrakih, studenti 90-vjeçar nga Rusia

Në shikim të parë, Kiril Patarkih, mundet të duket si një pensionist i zakonshëm por në fakt ai është studenti më i moshuar në Rusi. Në moshën 90 vjeçare Kiril ndjek studimet në fakultetin e shkencave natyrore në Universitetin shtetëror të Permit. Kolegët e grupit të Kirilit janë 70 vjet më të rinj, edhe pse çuditshëm në fillim kolegët tashmë janë mësuar me praninë e tij dhe i ndihmojnë në çdo gjë që ka nevojë.

Dje kishim ligjeratë në shkenca kompjuterike. Duhej të shtypje tastaturën, mësova si ta bëj atë. Një vajzë në klasë më ndihmoi dhe tani unë mundem të punojë me kompjuter- thotë studenti 90 vjeçar Kiril patarkih.

Megjithatë Kiril është i pari në leksionet e historisë, ai ka fituar diapazon të gjerë njohurish për shkak se ka përjetuar shumë ngjarje historike por edhe falë udhëtimeve në 72 vende të ndryshme të botës. Kiril shprehet se vendosi ti vazhdojë studimet universitare për tu treguar njerëzve se asnjëherë nuk është vonë për të mësuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu