Një nënë që ishte larg shtëpisë kur burri i saj vdiq, ka përshkruar se si fëmijët e saj kaluan një ditë të tërë duke “përqafuar” trupin e babait të tyre të vdekur nga një sulm në zemër.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Helen Daykin, e cila kishte gjetur vajzat e saj, katër dhe dy vjeç, të shtrirë në shtrat, mbi trupin e babait të tyre të vdekur, Chris Daykin.
Siç thuhet më tej, Znj. Daykin mori një telefonatë në orën 20:00 për të thënë se burri i saj kishte vdekur pasi nëna e saj kishte gjetur qumështin jashtë, duke kërkuar nga policia që të thyente derën e shtëpisë në Halifax, West Yorkshire.
Fëmijët thanë se babai i tyre ishte ‘i ftohtë’ dhe ata u përpoqën të vënin tabletë në gojë për ‘ta bërë atë më mirë’, tha zonja Daykin, duke e përshkruar vdekjen e burrit të saj në 2016.
Ajo tha: ‘Kanë kaluar gjithë ditën lart, ata nuk zbritën aspak. Ata ishin të uritur. Ata luajtën me të gjitha këpucët dhe gjërat e mia”.
Znj. Daykin kishte telefonuar burrin e saj në mëngjes dhe nuk kishte marrë përgjigje, por mendonte se ishte shumë i zënë me fëmijët ose nuk mund ta gjente telefonin e tij. Ajo ishte në një tren kur u njoftua përfundimisht për vdekjen e tij. /Telegrafi











