Kjo është 18-vjeçarja nga Kumanova që humbi jetën në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në mëngjesin e së dielësë në autostradën “Ibrahim Rugova” ndodhi një aksident trafiku me pasoja fatale.

Nga ky aksident një person mbeti i vde kur dhe katër të tjerë të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në autostradë në drejtimin Duhel-Suharekë.

Viktima është nga familja Alili nga Kumanova, të cilët po shkonin për pushime në Shqipëri.

Ndërsa, fatkeqësisht vajza e tyre, Erza, 18 vjeçare, nuk arriti t’u shpëtonte plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në adresë të familjes Alili e cila është e njohur në Kumanovë, tashmë qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllime dhe të lënduarve po u urojnë shërim të shpejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu