Kjo është arsyeja që princeshë Diana ka patur flokë të shkurtër

Që nga veshjet e saj dhe deri në modelin e flokëve, Princeshë Diana me të vërtetë krijoi një frymë të re. Për veshjet dhe stilin kemi folur shumë por asnjëherë për flokër dhe arsyen që e shtyu atë të merrte vendimin për ti prerë. Sam McKnight ishte stilisti dhe parukieri i cili ndryshoi modellin e flokëve të Dianës në xhirim e revistës Vogue në 1990.

Në librin e tij të ri,” Hair by Sam Mcknight” ai ka thënë:-“Kam bërë flokët e saj të duken të shkurtër vetëm për daljen në revistë dhe më pas ajo vendosi që ti priste në atë mënyrë. Unë ja sugjerova shkurtimin e flokëve dhe ajo, u surprizua, u pajtua me këtë ide, dhe më pas pjesën tjetër e dini. ” Pas kësaj, McKnight krijoi një marrëdhënie pune me Dianën. Sa herë që ajo ishte në Londër, ai do dilte për një takim për mirëmbajtjen e flokëve në mëngjes dhe ndonjëherë i bënte ndonjë ndryshim në mbrëmje nëse Princesha do të kishte një event të rëndësishëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu