Kjo është familja e Dritan Priftit, çfarë la pas ish-ministri që u nda nga jeta

Ish-ministri i energjitikës, Dritan Prifti, pas një sëmundje të rëndë sot ka humbur jetën.

Prifti vuante që prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai kishte shkuar jashtë shtetit për të marrë një kurim më të specializuar për sëmundjen, por pa mundur dot që t’ia dalë. Dritan Prifti ishte i martuar dhe kishte 4 fëmijë 3 djem dhe 1 vajzë.

Që pas vitit 2011 ku shpërtheu dhe skandali i kameras së fshehtë, familja e tij u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Familja e Priftit u bë e famshme disa muaj më parë me fotot që u postuan, kur të 4-ër fëmijët e tij sëbashku me gruan e tij pozuan për disa revista.

Tre nga fëmijët e Dritan Priftit që duket se kanë zgjedhur rrugën e modelingut dhe të kinematografisë janë David Prifti, Tedi Prifti dhe Livia Prifti./newsbomb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu