Kjo është oferta e Lëvizjes BESA për sistemin zgjedhor në Maqedoni

Lëvizja BESA nuk do të parashtrojë amendamente të ndryshimeve të propozuara të Kodit zgjedhor në Kuvend për ndryshim të modelit zgjedhor prej gjashtë në një njësi zgjedhore dhe mbetet në qëndrimin për tre njësi zgjedhore me lista të hapura, deklaroi sot deputeti i BESA-s Fadil Zendeli. Propozojnë në vend të tanishmeve gjashtë njësi zgjedhore në nga një të bashkohen e para dhe e dyta, e treta dhe e katërta dhe e pesta dhe e gjashta.

I pyetur nëse do ta bojkotojnë votimin e ndryshimeve të propozuara, Zendeli tha se nuk beson se do të vijë deri në diçka të tillë nëse ka zgjedhje në prill. Parashtruesit dhe të gjithë të cilët i mbështesin ndryshimet duhet të konsiderohen në atë se Kodi zgjedhor ndryshon me konsensus dhe nuk do të duhej askush të veprojë në mënyrë të njëanshme, deklaroi Zendeli në Kuvend.

Me një njësi zgjedhore me lista të mbyllura, siç theksoi, në esencë asgjë nuk ndryshon dhe kjo është vetëm një vonesë e opinionit se diçka po ndryshon.(koha.mk)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu