Kjo është partia e parë në Maqedoni që e mban flamurin rus në seli! (FOTO)

Partia Lëvizja Popullore për Maqedoninë, e udhëhequr nga Janko Baçev është partia e parë në Maqedoni që mban flamurin rus në selinë e sajë. Bëhet fjalë për parti ultra-nacionaliste që udhëhiqet nga një ish agjent i shërbimit sekret.

Flamurin rus ai e ka nxjerrë në ballkonin e selisë partiake bashkë me flamurin e partisë, transmeton Gazeta Lajm. Për dallim prej partive tjera maqedonase, LPM nuk mban flamurin shtetëror të Maqedonisë, por flamurin e mehershëm të vendit me yllin e Verginës, që u ndryshua me insistim të Greqisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu