Kjo është pasuria e Zoran Zaev (Dokument)

Telegrafi Maqedoni ka vazhduar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të zgjedhur nga qytetarët e Maqedonisë.

Këto tema do të jenë si pjesë e serisë me të cilën Telegrafi Maqedoni do publikojë në mënyrë transparente pasurinë e zyrtarëve të cilët vetë i kanë paraqitur pasuritë e tyre në Komisionin për Pengimin e Korrupsionit.

Si zyrtarët të shtatë të cilit Telegrafi do t’ia publikojë pasurinë është kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe kryetar i Komunës së Strumicës, Zoran Zaev i cili vetë e ka paraqitur pasurinë e tij në këtë komision.

Zyrtarisht, Zoran Zaev ka pasuri prej: 45.823.756 denarë apo në kundërvlerë me euro: 745.101 euro.

Zaev këtë pasuri e ka të ndarë në disa elemente duke përfshirë këtu shtëpi, tokë, vend afarist, banesë, aksione, të ardhura vjetore dhe kursime në bankë.

Më poshtë, Telegrafi Maqedoni ju sjell në detaje pasurinë e Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së dhe kryetar i Komunës së Strumicës.

-Shtëpi prej 400 metër katrorë në Strumicë që nga viti 2000 të cilën e ka paraqitur si pasuri e përbashkët, e fituar nga trashigimia. Këtë pasuri Zaev e ka paraqitur se ka vlerën: 18.450.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 300.000 euro.

-Vend prej 4 hektarësh në fshatin Murtino në Strumicë që e ka nga viti 2003, të cilin e ka paraqitur si pasuri e përbashkët, e fituar nga trashigimia. Këtë pasuri Zaev e ka vlerësuar se kushton 2.460.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 40.000 euro.

-Vend afarist prej 60 metër katrorë në Strumicë, e fituar nga trashigimia që nga viti 1999. Këtë vend Zaev e ka shënuar se është pasuri e përbashkët me familjen. Këtë pasuri Zaev e ka vlerësuar se kushton 3.690.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 60.000 euro.

-Banesë prej 65 metër katrorë në Strumicë që kushton 1.845.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 30.000 euro. Këtë pasuri Zaev e ka paraqitur si pasuri e përbashkët, e fituar nga trashigimia.

-Zaev ka aksione me vlerë prej 12.000.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 195.121 euro. Këto aksione Zaev i ka blerë me një kontratë për shit-blerje.

-Në vitin 2012 Zaev ka pasur të hyra prej 4.300.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 69.918 euro të cilat i ka shënuar se i ka si pasuri të përbashkët të cilat më herët i ka dhënë si borxh. Për këtë pasuri Zaev nuk e tregon se nga ku i ka fituar.

-Bashkëshortja e Zoran Zaev në vitin 2014 ka shitur veturën që ka kapur vlerën prej 92.2500 denarë apo në kundërvlerë me euro: 1500 euro.

-Në vitin 2014 Zaev e ka shitur veturën e tij që ka kushtuar 616.506 denarë apo në kundërvlerë me euro: 10.024 euro.

-Zoran Zaev dhe bashkëshortja e tij kanë tre kartela kursimi në vlerë prej 2.370.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 38.536 euro.
a) Këto kartela kursimi Zaev i ka të depozituara në Shtëpinë për Kursime Peon ku ka shënuar se ka 984.000 denarë apo kundërvlerë me euro: 16.000 euro.
b) Një kartelë kursimi Zaev e ka në Sparkasse Bank që nga viti 2014 dhe kap vlerën prej 1.233.000 denarë apo 20.049 euro.
c)Bashkëshortja e Zoran Zaev ka kartelë kursimi në Sparkasse Bank me vlerë prej 153.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 2.487 euro.

yt

Telegrafi Maqedoni ka kërkuar deklaratë nga zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov për tu përgjigjur në dy pyetje:

A ka ndryshuar gjendja e pasurisë nga momenti i publikimit? (Nëse po, të lutem na përditëso me informacione)
Si e ka arritur këtë pasuri?
Shilegov për pasurinë e paraqitur nga kryetari i tij në Komisioni Anti-Korrupsion thotë ”Ajo është pasuria e paraqitur nga ai personalisht dhe çdo ndryshim tjetër i kryetarit tonë dhe zyrtarëve tanë ne jemi të kujdesshëm që ti paraqesim para këtij komisioni” tha Shilegov i pyetur nga Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi Maqedoni do të vazhdojë me publikimin e pasurive të zyrtarëve nga të gjithë partitë. I ardhshëm është deputeti dhe krahu i djathtë i kryetarit të PDSH-së, Ernad Fejzullahu./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu