Kjo është vlera që lojtarët dhe Federata e Francës ka fituar nga triumfi në Botëror, edhe Kroacia nuk mbetet pas

Përfaqësuesja e Francës e fitoi Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Francezët fituan me rezultat 4-2 dhe kështu fituan Botërorin e dytë brenda 20 vjetëve.

Kështu Franca pasi u shpallën kampion do të fitojnë 38 milionë dollarë (32.48 milionë euro).

Por, mos u ndiheni keq për Kroacinë pasi ata si finalistë ata kanë fituar 28 milionë dollarë 23.93 milionë euro.

Presidenti i Federatës së Francës, Noël Le Graët, ka thënë se lojtarët do të marrin 30 për qind e shumës së fituar.

Pra, i bie që lojtarët për triumfin në finale pritet të marrin 280 mijë euro.

FIFA në Botërorin ‘Ruisa 2018’ ka ndarë 400 milionë dollarë (341.9 milionë euro), ndërsa më poshtë i keni fitimet për çdo arritje:

Fitimet për skuadrat që arrijnë fazën e grupeve: 8 milionë dollarë (6.84 milionë euro)

Vendi i nëntë/16-të fitojnë: 12 milionë dollarë (10.26 milionë euro)

Vendi i pestë/tetë: 16 milionë dollarë (13.68 milionë euro)

Vendi i katër: 22 milionë dollarë (18.80 milionë euro)

Vendi i tretë: 24 milionë dollarë (20.51 milionë euro)

Vendi i dytë: 28 milionë dollarë (23.93 milionë euro)

Vendi i parë: 38 milionë dollarë (32.48 milionë euro).

Por, nuk duhet harruar, Kylian Mbappe ka njoftuar se gjithë fitimet nga Botërori do t’i jep për bamirësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu