Ministrja e Kulturës në Republikën e Maqedonisë Elizabeta Kançeska – Milevska sot ka qenë në Prokurorinë Speciale Publike për të dëshmuar në tema që nga PSP nuk i bëjnë publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Kam qenë në PSP si dëshmitare dhe kam dëshmuar se ministria që unë drejtoj ka punuar në mënyrë ligjore” ka thënë shkurt ministresha e Kulturës së Maqedonisë.
Kançeska-Mileska nuk ka dashur të jap më shumë detaje rreth prezencës në PSP pasi hetimet që i ka hapur PSP janë të natyrës së fshehtë dhe nuk duhet të jepen më shumë detaje.
Përndryshe, sot përvec Kançeska-Mileska në PSP ka qenë edhe biznesmeni i afërt me pushtetin, Orce Kamçev.infoshqip.com