Liverpuli mori një triumf madhështor përballë Arsenalit në Kupë. Teksa koha e rregullt përfundoi me rezultatin spektakolar 5-5, të dyja skuadrat iu drejtuan goditjes së penalltive. Nga pika e bardhë të përzgjedhurit e trajnerit Jurgen Klop u treguan më të saktë duke marrë kualifikimin për në çerekfinale.
Mirëpo, tashmë një problem më vete për të kuqtë do të jetë ngjeshja e kalendarit për në muajin dhjetor. Liverpuli duhet të marrë pjesë edhe në Botërorin e Klubeve i parashikuar të nisë më 21 dhjetor në Katar. Ndërsa, pasi ekipi të kthehet nga Katari e presin ndeshjet e datës 29 dhjetor në Premier Ligë. Dhe Kupa duhet të jetë diku midis. Kështu, Klop ka kërcënuar, duke u shprehur se nëse nuk gjendet një datë e përshtatshme, atëherë nuk zbresin në fushë.
“Premier Liga na kërkon të luajmë në kampionat, që patjetër do ta bëjmë. Por nëse në Kupë nuk gjendet një datë e përshtatshme për ne, jo për Krishtlindje në orën 3, atëherë nuk do të luajmë. Ata duhet të marrin një vendim. Nëse ato nuk gjejnë datën e përshtatshme, atëherë ne nuk mund të luajmë dhe kundërshtari do të kualifikohet”, u shpreh Klop.
Pas hedhjes së shortit, skuadra e Liverpullit do të duhet të takohet me skuadrën e Aston Vilës. Dulet e tjera të Liga Kupës i përbëjnë: Mançester Siti – Oksford, Mançester Junajted Kolçester dhe Everton – Lester.










