Klopp flet me superlativa pas fitores ndaj Chelsea-s

Trajneri i Liverpoolit, gjermani Jurgen Klopp, në fund të ndeshjes së fituar kundër Chelseat me rezultatin 1-2 në “Stamford Bridge”, është shprehur i kënaqur me ekipin e tij.

“Ishte një ndeshje e mirë mes dy skuadrave të forta. Kemi shfrytëzuar goditjet e lira në momente deçizive dhe kemi marrë më të mirën. Në pjesën e dytë kemi pasur të paktën dy shanse për të thelluar avantazhin përpara se Kante të bënte atë depërtim dhe të shënonte golin”, shprehet Klop.

Më tej gjermani shton: “Me rezultatin 1-2 ne mbrojtëm mirë, loja ishte emocionuese dhe ne jemi në krye të tabelës me pikë të plota”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu