Klubi anglez, Chelsea ka shtruar iftar në stadiumin “Stamford Bridge”

Chelsea ka shtruar iftar për tifozët e besimit islam në stadiumin “Stamford Bridge” në muajin e shenjtë të Ramazanit. Iftari në stadiumin e “Bluve” u shtrua si rezultat i bashkëpunimit mes klubit londinez dhe organizatave myslimane në Londër.

Në fakt, kjo ishte hera e parë që një klub i Premierligës shtron iftar për tifozët dhe besimtarët myslimanë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihen dhjetra persona të cilët u shërbyen me ushqim për iftar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu