Koalicioni me VV-në është afër: LDK tërhiqet nga kërkesa për President

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të tërhiqet nga kërkesa për mbështetje nga Vetëvendosje për postin e Presidentit, në mënyrë që t’i hapet rrugë koalicionit të mundshem me këtë parti, për të formuar Qeverinë.

Burime të Gazetës Metro brenda LDK’së kanë konfirmuar se partia do të tërhiqet nga kërkesa e saj për pozitën e Presidentit, me ç’rast edhe mund të afrohen pozicionet midis palëve.

“Koalicioni është afer. Ndërsa për presidentin mund të bejmë marreveshje në të ardhmen, pas krijimit të Koalicionit Qeveritar”, ka thëne një burim i afërt me Isa Mustafën.
Sipas këtij burimi, ky ndryshim i qëndrimeve të LDK’së vjen si pasojë e presionit të diplomacive perëndimore në Prishtinë.

Ndërkaq, shenja se kjo parti mund të ketë hequr dorë nga kërkesa për Presidentin, ka dhënë dje edhe Nnëkryetari i saj, Lutfi Haziri.

“Do të arrijmë në një definicion dhe do të tejkalohet edhe çështja e Presidentit. Kjo mund të përballohet në ditët në vijim. Është kohë e mjaftueshme”, ka thënë Haziri dje në një intervistë.

Kujtojmë se dy subjektet kanë vetëm edhe dy ditë kohë për të zyrtarizuar koalicionin, deri më 26 dhjetor në ora 15:00, kur edhe do të mbahet seanca konstituive.

Deri tani, pengesë kryesore për nënshkrimin e marrëveshjes ka qenë kërkesa e LDK’së për postin e Presidentit, në vitin 2021.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu