Koeman dëshiron transferimin e Salah te Barcelona

Barcelona është në kërkim për të blerë një sulmues dhe shumë emra janë lidhur me kalimin te Barcelona. Lautaro Martinez është dëshira kryesore e kataluansve, por edhe Sadio Mane ka qenë në listën e Ronald Koeman.

Por lajmet e fundit që vijnë nga Anglia raportojnë se trajneri holandez është duke kërkuar transferimin e Mohamed Salah.

Ylli egjiptian e nisi për mrekulli edicionin e ri në Ligën Premier, duke shënuar një hat-trick në fitoren e Liverpoolit 4-3 ndaj Leeds United.

Sipas asaj që ka raportuar Daily Express, Liverpooli mund ta humbas egjiptianin pasi ai është i tunduar të luaj së bashku me Lionel Messin.

Por problemi kryesor mbetet tek çmimi i lartë i yllit egjiptian dhe Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë financiare.

Salah vlerësohet rreth 170 milionë euro, shumë që është tejet e lartë për skuadrën nga Camp Nou.

Gjithsesi mediat angleze raportojnë se kampioni i shumëfishtë i Spanjës do të tentojë gjatë ditëve në vijim të nënshkruajë me Salah, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu