Koeman: E kam gati listën, ju tregoj ku po vuan Barcelona

Ronald Koeman ka dalë para mediave në prag të ndeshjes që Barcelona luan kundër Athletic Bilbao. Trajneri i katalanasve foli për merkaton, problemet që ka skuadra e tij dhe për mbrojtësin Sergino Dest, i cili ka pasur luhatje në pjesën e parë të sezonit.

Kam bërë një listë me dobësitë që kemi dhe me lojtarët që mendoj se do të ishte interesante t’i afronim në skuadër. Çdo trajner e shikon janarin si një mundësi që skuadra të përmirësohet. Unë nuk jam ndryshe, por kjo varet nga klubi”, u shpreh fillimisht holandezi.

Më tej ai shtoi: “Skuadra përpiqet të luajë njëlloj, si të shtëpi ashtu edhe në ndeshjet jashtë. Ne duam të krijojmë raste të rrezikshme për të shënuar, por në ndeshjet jashtë nuk kemi pasur efikasitetin që duhet të ketë një ekip si Barcelona. Gjithashtu kemi bërë gabime në mbrojtje. Jemi një ekip që krijojmë shumë raste, por përqindja e finalizimit është e ulët”. Në fund Koeman foli edhe për mbrojtësin holandez të blerë nga Ajax këtë verë.

Dest ka ulje ngritjet e tij gjatë ndeshjes. E nisi shumë mirë me ne, por është 19 vjeç dhe i duhet kohë të përshtatet. Si çdo futbollist ai ka të drejtë të gabojë dhe të përmirësohet pas tyre. Nuk jam i zhgënjyer prej tij, sepse ai është i ri dhe këto janë gjëra normale”, përfundoi Koeman.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu