Koha kur Maradona i ishte përgjigjur në mënyrë brilante debatit Messi – Ronaldo

Ishte një kohë kur Diego Maradona ishte pyetur nga gazetarët se cili ishte më i miri në mes të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, duke u menduar që t’i jepet fundit debatit për lojtarët që kanë dominuar futbollin për gati dy dekada.

Legjenda e futbollit u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, në javën e kaluar pas një sulmi në zemër në Buenos Aires.

Derisa bota e sportit bëri nderimet, kanë filluar të rikujtohen ato çfarë Maradona i ka lënë në histori të futbollit, nga loja e tij magjike, deri te deklarata interesante.

Dhe, argjentinasi në një intervistë i ishte përgjigjur pyetjes së shpeshtë tashmë – kush është më i miri, Messi apo Ronaldo?

“Unë preferoj Messin sesa Cristiano Ronaldon por e pranoj që ky i fundit është një kafshë,” shpjegoi ai.

“Unë do dëshiroja që ai të ishte argjentinas. Ai është i pabesueshëm. Ai më bën të mendoj për Gabriel Batistuta. Sapo prek topin, është gol”.

Për Ronaldon, ai shtoi: “Nga disa lojtarë që kam parë, ndër më të mëdhenjtë ishin [Alfredo] Di Stefano, [Johan] Cruyff, Messi – Cristiano Ronaldo mund të ishte gjithashtu aty”.

Legjenda e Napolit gjithashtu foli edhe për shkëlqimin e Messit, duke pretenduar se ai kurrë nuk e ka parë atë të luajë keq.

“Nuk më kujtohet se e kam parë Lionel Messin të luante keq”, ka thënë ai.

“Ka lojtarë që janë prekur nga një shkop magjik. Ne argjentinasit jemi krenarë që Lionel Messi është argjentinas”.

“Tjetri është një kafshë. Ronaldo është fuqi e pastër, dhe tani ai është gjithashtu një magjistar. Ai tha se do të shënonte tre gola dhe ai shënoi tre gola”.

Kur u pyet nëse Messi mund të fitonte Kupën e Botës për Argjentinën, ai tha: “I vetëm, ai nuk do të jetë në gjendje të fitojë Kupën e Botës”.

“Ju duhet një ekip solid për këtë. Historia e futbollit do ta kujtojë Messin”.

“Futbolli i ka dhënë atij shumë, aq sa ai i ka dhënë sportit dhe për të fituar një Kupë Bote, për mendimin tim, nuk do t’i sillte vetes asgjë tjetër”, kishte thënë në atë kohë legjenda e futbollit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu