Kohë e tmerrshme në Itali, ndizet “alarmi i kuq” (VIDEO)

Moti i keq godet Italinë. Në Sardenjë, në zonën e Cagliari-t është ndezur “alarmi i kuq”. Sipas mediave italiane mësohet se 4 persona janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës, pasi kishin mbetur të bllokuar nga uji. Rrugët janë bërë të pakalueshme dhe pjesa më e madhe e tyre janë dëmtuar.

Gjithashtu “alarmi i kuq” është ndezur edhe në Liguria, pasi situata nga përmbytjet është shqetësuese. Pothuajse të gjitha shkollat në Liguria, Imperia dhe Savona janë mbyllur.

Kryetarët e bashkive kanë urdhëruar mbylljen e zyrave publike, varrezave, parqeve, objekteve sportive dhe tregjeve.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu