Kolona neveritëse nëpër pikat kufitare për të hyrë në Maqedoni: Sezoni veror ankth për udhëtarët

Sezoni veror çdo vit sjell kolona të gjata nëpër pikat kufitare me shtetet fqinje. Si zakonisht pritje më të gjata ka në pikat kufitare Tabanoc, Bogorodicë dhe Bllacë. TV21 në mesditë shkoi në Bllacë për të parë situatën. Në momentin që ishim atje, veturat prisnin deri në 30 minuta për ta kaluar kufirin.

E pas kamerave një kufitar na tha se gjatë ditës qarkullimi ndryshon, ndonjëherë ka më pak frekuentim e ndonjëherë më shumë.

Ndryshe për ta lehtësuar qarkullimin Shqipëria dhe Kosova kanë hequr krejtësisht kontrollin në kufi gjatë sezonit veror, por një gjë e tillë nuk po ndodh edhe me Maqedoninë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu