Komandant Demiraj nderohet me çmimin “Mjeshtër i Madh”

Kolonel Dritan Demiraj, është kthyer në detyrë pak kohë më parë dhe tashmë është një ushtarak aktiv në Forcat e Armatosura.

Në një postim në Facebook, Demiraj ka treguar se Ilir MEta i ka dhuruar cmimin “Mjehstër i Madh”

“Jam thellësisht i nderuar dhe shpreh mirenjohjen e thelle për vleresimin e kontributit tim sportiv me mbi 10 vite kampion, fitimit te dhjetra medaljeve brenda dhe jashte vendit, nga ana Presidentit të Republikës SHTZ Ilir META, për titullin presidencial “Mjeshtër i Madh”. Colonel DD, PhD”, shprehet Demiraj.

Dritan Demiraj është një nga sportistët dhe trajnerët e parë që kanë punuar me përkushtim për ngritjen, përhapjen, masivizmin dhe rritjen e cilësisë së sportit të Karatesë në Shqipëri.

Ai ka konkuruar në shumë aktivitetete, duke përfaqësuar me dinjitet dhe përkushtim Republikën e Shqipërisë dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë në kampionanet Ndërkombëtare. Konkretisht gjatë karrierës së tij sportive ai ka fituar shumë tituj si individ, por dhe si trajneri i ekipit “Akademia Ushtarake” dhe “Akademia e Policisë”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu