KOMENT/ LSDM pranoi platformën, Ahmeti në selinë e Selës kërkon numrat për formimin e qeverisë?

Grumbillimi i nënshkrimeve që mandati për formimin e qeverisë të kalojë tek partia e dytë në Maqedoni – LSDM, duket se po mer epilog. Edhe kërkesa e Bashkimit Demokratik për Integrim drejtuar LSDM-së si kusht për dhënien e nënshkrimeve u plotësua nga kjo e fundit, në formën e një dokumenti të shkruar si garanci për partinë e Ahmetit, transmeton InfoShqip.

Ndërkohë Ahmeti nuk është më në të njejtën pozitë dialoguese sikurse me Gruevskin, ku të dy bashkë plotësonin 61 deputetë, me Zaevin nuk i realizojnë numrat të vetëm. Pas gjithë këtyre lëvizjeve, Nënkryetarët e BDI-së vizituan sot përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, subjekt ky i fundit që siguron 3 ulëse në kuvendin e Maqedonisë, e bashkë me deputetët e BDI-së, mund të realizojnë qeverinë e ardhshme me LSDM-në, me total prej 62 deputetësh, nëse kjo e fundit pranon platformën e shqiptarëve.

A po anashkalohet Lëvizja BESA në gjithë këto aktivitete? Një koalicion më i gjerë mes partive shqiptare ishte i pritur, por ngjarjet e fundit dhe reagimet nga zyrtarë të lartë të Besës lënë atë përshtypje, pritet shpejt të shihet./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu