KOMENT/ Modeli i suksesshëm i Shqipërisë dhe dështimi i Maqedonisë së Veriut në luftën me koronavirusin

Në kohën kur i gjithë rajoni dhe Europa po fillojnë zbatimin e masave lehtësuese, hapjen e vendit si dhe gradualisht rikthimit në normalitet, Maqedonia e Veriut po përjeton pikun e pandemisë duke shënuar çdo ditë një rekord të ri negativ sa i përket rasteve të reja të regijstruara, shkruan InfoShqip.

Shqipëria, por jo vetëm, kanë hapur kufinjtë tokësorë për shtetet e rajonit, shtete ku si rezultat i menaxhimit të mirë të situatës rastet kanë rënë ndjeshëm, ndërsa Maqedonia në vend të hapjes, po rikthen karantinën dhe orën policore për qytetarët e saj.

Duhet theksuar fakti se për përballjen me Covid-19 Maqedonia kryesisht ndoqi modelin e Serbisë, duke vendosur vetëm orë policore dhe nga sa i shohim shifrat deri tani, del që Maqedonia dhe Serbia e kanë menaxhuar më keq nga të gjitha shtetet e rajonit situatën e Covid-19.

Qeveria e Maqedonisë duhet të shikojë modelin e Shqipërisë që ishte mjaft i suksesshëm. Nëse një qytet ka shifra të larta të infektimit ta shpallë zonë të kuqe dhe të mos lejohen qytetarët që të dalin nga ai qytet, po as qytetarët që kanë më pak raste dhe që është zonë e gjelbër të mos shkojnë në atë qytet. Nëse vazhdohet me masa gjysmake e të pamenduara mirë, thjesht është çështje kohe që të infektohen të gjitha qytetet e të dali situata nga kontrolli./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu