KOMENT/ Pse platforma shqiptare nuk ishte pengesë në bisedimet me VMRO-në, a po përdor nacionalizmin VMRO si mburojë për të ruajtur pushtetin ?!

Kriza politike dhe institucionale në Maqedoni si pasojë e mosformimit të qeverisë edhe tre muaj pas zgjedhjeve po thellohet dita ditës, takime të shumta dhe ndërmjetësime nga ana e ndërkombëtarëve nuk kanë arritur të bindin akoma presidentin Ivanov që të dorrëzojë mandatin te partia e dytë maqedonase LSDM, për të vetmen arsye, sipas presidentit Ivanov dhe partisë së tij VMRO-DPMNE, se pjesë e bisedimeve qeveritarë është platforma e përbashkët e partive shqiptare, shkruan InfoShqip.

Por a është në të vërtetë kjo arsyeja pse Ivanov nuk po kalon mandatin tek LSDM-ja? Platforma e përbashkët e partive shqiptare u hartua në periudhën pas zgjedhore, atëherë kur akoma VMRO-DPMNE nuk kishte filluar bisedimet për qeverisje me partitë shqitpare, ky fakt sjell përfundimin se kjo platformë ka qenë pjesë e bisedimeve mes VMRO-së dhe BDI-së, platformë e cila nuk pengoi aspak presidentin Ivanov ti jap mandatin për formimin e qeverisë VMRO-së.

LSDM ndërkohë akoma nuk ka hapur bisedimet për formimin e qeverisë, ajo i siguroi nënshkrimet e nevojshme nga Kuvendi për marjen e mandatit nga presidenti, presidenti zyrtarisht theksoi se platforma shqiptare paraqet rrezik me çka ai nuk do i japë mandatin LSDM-së, veprim ky anti kushtetues, dhe njëkohësisht i dyshimtë për qëllimet dhe ideologjinë e partisë së tij VMRO-DPMNE. Kjo parti fillimisht e mori si të mirëqenë këtë platformë si pjesë e tryezës së bisedimeve me BDI-në, ndërkohë që LSDM e Zaevit akoma nuk është në fazën e bisedimeve.

Veprimet dhe qëndrimet diametralisht të kundërta të VMRO-së ndaj platformës shqiptare, njëherë duke e pasur në tryezën e bisedimeve e tash duke e cilësuar si rrezik për shtetin, lënë hapësirë të madhe dyshimi se nëse kjo parti po keqpërdor institucionin e presidentit dhe nacionalizmin nëpërmjet deklaratave dhe protestave në Shkup vetëm e vetëm për të rruajtur pushtetin dhe për ti pamundësuar LSDM-së hyrjen në qeveri./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu