Paralajmërimi i Albin Kurtit për zgjerimin e fushëveprimit të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut përhapi huti tek blloku politik shqiptar, diku panik e frikë e diku tjetër zhgënjim pse nuk u bënë ata bajraktarët e VV-së në Maqedoni, shkruan InfoShqip.
Disa parti ironizuan në pyetjet për mendimin e tyre mbi këtë veprim të Kurit ndërsa Aleanca e Ziadin Selës, rrefuzoi të përgjigjet. Sela ka qenë ndër liderët që është munduar më së shumti të përkrahë Kurtin gjatë fushatës së fundit të para disa muajve në Kosovë, pas zgjerimit të Vetëvendosjes në Shqipëri, pritej një veprim i tillë edhe në Maqedoni, si duket, Sela që atëherë mundohej të bindë Kurtin që flamurin e Vetëvendosjes në Maqedoni Kurti ti’a besojë atij.
Por, pse Vetëvendosje nuk i besoi Selës dhe partisë së tij, pse Ziadin Sela nuk mund të kthehet në Albin Kurtin e Maqedonisë?
Rrugëtimi politik i Kurtit dhe Selës është i ndryshëm në drejtim dhe në kahje, i pari, themeluesi i Vetëvendosjes, ka kaluar një periudhë të gjatë veprimtarie, stiok dhe i palëkundur në qëllimet dhe qëndrimet e tij, i persekutuar nga regjimi serb e pse jo, edhe nga ai që u instalua në Kosovë pas luftës, mbështetja e tij në popull ka ardhur duke u rritur ndjeshëm nga viti në vit, ka rrefuzuar pushtetin kur i është ofruar dhe atë e mori vetëm si meritor dhe fitues, në ndryshim nga Ziadin Sela, përkrahja e të cilit ka rënë nga viti në vit, ai nuk ka një të kaluar politike aspak të ngjajshme me Albin Kurtin.
Ziadin Sela është brumosur politikisht në zyrën e Menduh Thaçit, ndërsa Kurti në zyrën e Adem Demaçit. Sela ka qenë pjesë e qeverisë si humbës në dy raste, njëherë në PDSH gjatë viteve 2006-2008 dhe një herë në partinë e tij pas zgjedhjeve të 2016-tës, ndërsa Kurti e ka rrefuzuar pjesëmarrjen e tij në qeveri në zgjedhje të mëhershme për arsye parimore.
Kurti mund të karakterizohet dhe njihet me shumë tipare tek mbarë shqiptarët, ndërsa Sela, kulmin e reputacionit të tij e arriti jo si shkak, por si pasojë gjatë një incidenti në Kuvendin e Maqedonisë ku u dhunua nga huliganët Maqedonas./InfoShqip.com
Lexo edhe:










