Komentoi kundër Putin në Facebook, 3 vite burg biznesmenit

Një gjykatë në Kazakistan, ka dënuar me tre vite burg biznesmenin, Sanat Dosov, pasi kishte postuar komente kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Facebook.

Dosov është shpallur fajtor për akuzën e “nxitjes së mosmarrëveshjeve sociale”, dhe gjykata e ka dënuar atë duke përdorur si bazë postimet e tij në rrjetin social të Facebookut prej korrikut të vitit 2014 deri në muajin mars të 2016.

Ndërkohë avokati i Donsov është shprehur se nuk do ta pranojë vendimin dhe se do ta apelojë atë.

Sanat Dosov, i cili është kryetari i grupit civil, Ihtiyar, e ka pranuar se ka postuar komente kundër presidentit rus dhe ka kërkuar që të mos dërgohet në burg pasi ka gjashtë fëmijë që varen prej tij për të jetuar. /Shqiptarja.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu