Komisioni i Venecias shqyrton kërkesën për shkarkimin e Metës

Komisioni i Venecias ka futur në axhendë kërkesën për shkarkimin e Metës. Kjo kërkesë i është dorëzuar 6 ditë më parë. Në shkresë Kuvendi bën një përmbledhje të situatës në vend, duke nisur nga caktimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti, qëndrimi i opozitës e djegia e mandateve, mospjesëmarrja e PD e LSI në zgjedhje, përplasjet në KZAZ-të në bashkitë e drejtuara nga përfaqësues të opozitës në vend, 30 qershori dhe deri te komisioni hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit.

Në fund të shkresës, Kuvendi u ka adresuar një sërë pyetjesh juristëve të Komisionit të Venecias, ku në thelb është konstatimi ose jo të shkeljes ligjore nga ana e kreut të shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu