Komisioni për Çështje Historike njofton për arritje të marrëveshjes me palën bullgare

Nga Lidhja Demokratika kanë reaguar pas njoftimit të Komisionit për Çështje Historike për arritje të marrëveshjes me palën bullgare për kremtimin e përbashkët të figurave historike Shën Kirilin e Metodin, Shën Klementin e Naumin si dhe për Car Samoilin. Nga kjo parti thonë se ky komision po bën bullgarizimin e Maqedonisë së Veriut.

“Lidhja Demokratik paralajmëron një proces të prerjes së rrënjëve maqedonase përmes Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore, duke hapur kështu një proces të bullgarizimit të Maqedonisë.

Puna e këtij komisioni është reflektim i zgjidhjeve të përfshira në Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, i cili përcakton historinë e përbashkët dhe themelimin e Komisionit për çështje historike dhe arsimore”, thuhet mes terash në reagimin e LD-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu