“Komitat” tentojnë të përleshen me “Shvercerat” tek Q.T Mavrovasja

Komitat me gurr tentuan të sulmojnë statujën e Skenderbeut. Tifo grupi Komitat që janë pjesë e protestave kundër propozimit francez i janë afruar edhe sheshit Skendebeu dhe Q.T Mavrovasja.

Siç raporton KlanMacedonia protesuesit kanë hedhur gurr e gjësende në drejtim të statujës së Skenderbeut që është vendosur në sheshin “Skendebeu”. Protesuesit kanë hedhur gurr edhe drejt dyqnaeve në Q.T Mavrovasja.

Gjatë gjithë kohës tifo grupi po brohorit thirrje antishqiptare.

Gjithashtu protestuesit maqedonas kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup, në ditën e katërt të protestave kundër propozimit francez.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu