Komiteti ekzekutiv i LSDM-së e ka përfunduar takimin e pasditës, i propozon Komitetit qendror të partisë që t’i propozojë ministrat dhe zv. ministrat plotësues, për themelimin e qeverisë teknike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim, Komiteti ekzekutiv gjithashtu i propozon Komintetit qendror mbajtjen e një kongresi tematik, për të krijuar një hapësirë të një fronti të gjërë kundër siç thonë ”regjimit të Gruevskit dhe verifikimit të përparsive të pushtetit të ardhshëm demokratik në Maqedoni, të institucioneve profesionale dhe demokratike që do të punojnë në inters të qytetarëve”./infoshqip.com