Kompania britanike njofton se në dalje të Prishtinës ka minerale që përmbajnë ar

E REDAKTUAR/ Kompania britanike për hulumtimin e minierave Western Tethyan Resources njofton se në fshatin Slivovë janë të 640 mijë tonelata minerale që përmbajnë ar.

Sipas njoftimit, zona ky dyshohet se mund të ketë ar është rreth 20 kilometra larg Prishtinës.

“Zona kryesore në Slivova ka burime të përcaktuara prej 640 kt [640 mijë tonelata xehje] apo 4.8 gramë/tonelata ari për 98,700 ons”, thuhet në raportin e kompanisë, përcjell Telegrafi.


Hapësira e pretenduar për ari në Slivovë | Burimi: WTR

Drejtori menaxhues i WTR-së, Mentor Demi thekson se qasja e kompanisë ka konfirmuar potencialin për projektin e arit në këtë hapësirë.

“Jemi shumë të kënaqur me përfundimin e suksesshëm të vlerësimit të biznesit në projektin e arit Slivova dhe me përgatitjet për hyrjen në marrëveshjen definitive të përfitimit me Avrupa Minerals. Qasja jonë sistematike në hulumtim dhe zhvillim të minierave ka rezultuar me konfirmim të resureve me potencial ekonomik dhe konfirmim të potencialit hulumtues për projektin e arit Slivova. Ne mezi presim të ofrojmë njoftime të reja në lidhje me studimin e VPE për projekt, së bashku me rezultatet e tjera hulumtuese, në të ardhmen e afërt”, thekson Demi.

Studimi konceptual i projektit të Slivovës i përfunduar gjatë fazës së vlerësimit të biznesit ka sugjeruar për një potencial të një miniere të vogël me opsione të mira menaxhuese të eksploatimit, procesimit, si dhe menaxhimit të mbetjeve. /Telegrafi

REDAKSIA E “PORTALIT INFOSHQIP” KËRKON NDJESË PËR SHPRENDARJEN E KËTIJ LAJMI, I CILI ËSHTË KLASIFIKUAR SI “LAJM I RREJSHËM”.

Sipas verifikuesit të fakteve “Kryptometër” ky lajm është etiketuar si i rrejshëm për arsyen në vazhdim:

Lajmi që thotë se “afër Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari nën tokë” është i rremë. Në afërsi të Prishtinës, përkatësisht në zonën e fshatit Slivovë, hulumtimet e vitit 2011, tregojnë se ka ari, por jo në sasinë që është raportuar nëpër media. Sipas menaxherit të kompanisë që është në proces të blerjes së licencës së hulumtimit, në këtë zonë janë rreth 640 mijë ton xehe të arit. Mesatarja e arit në ton është 4.8 gram (që i bie) nga 640 mijë ton xehe janë rreth 2,800 kilogram ari apo thënë ndryshe 2.8 ton ari. Pra, rezervat e arit janë fryer për 637.2 mijë tonë xehe“.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu