Kompania e zv.kryeministrit të Maqedonisë fiton edhe një tender

Kompania Brako nga Velesi ku bashkë-pronar është zv.kryeministri Koço Angjushev fitoi tender nga shteti. Për pothuajse 37 mijë euro kompania duhet të distribuojë rrjet për mbrojtjen nga shembjet në rrugë, për NP Rrugët e Maqedonisë.

Marrëveshja është lidhur më 9 korrik të muajit të kaluar, njofton Alsat-M. Në tenderin e shpallur nga ndërmarrja që kujdeset për rrugët në vend janë paraqitur tre kompani. Megjithatë më e lira ka qenë oferta e Brakos.

Zv. Kryeministri Koço Angjushev një periudhë më të gjatë është në fokus të publikut. Shkaku është vendimi, kompanitë ku ka pjesëmarrje pronësore, të aplikojnë për mbështetje shtetërore përmes fondeve të ndryshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu