Kompania me 2 punëtorë fiton 2.3 milionë euro për kositjen e barit në autostrada

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, i ka dhënë tenderin një kompanie private nga Kërçova, e cila për shumën prej gati 2.3 milionë euro duhet të kosit barin, të pastrojë shkurret dhe të mbledhë mbeturinat përgjatë brezit të autostradave.

Ky tender është për dy vitet e ardhshme, diçka që dikur e bënte kompania shtetërore “Rrugët e Maqedonisë”.

Një qytetar i revoltuar ka publikuar foto ku shihet se bari fare nuk është kositur në autostradë, shkruan portali A1on.

Në këtë foto shihet se është kositur vetëm 1/4 e barit dhe jo deri në fund, në fushë janë vetëm dy punëtorë që për dy vite së bashku nuk do të marrin më shumë se 20 mijë euro dhe kujdes tenderi vlen 2.3 milionë euro. Dhe të mos harrojmë, bari pritet vetëm 6-7 muaj gjatë vitit dhe jo gjatë gjithë vitit. Përndryshe Maqedonia është ende shtet me autostradat më të pista në Evropë e ndoshta në botë, nuk e di, nuk kam qenë”, ka shkruar Umeyr Muamedi nga Shkupi i cili ka publikuar foto nga rruga Shkup-Tetovë. Kompania shtetërore “Rrugët e Maqedonisë” që udhëhiqet nga Ejup Rrustemi nga radhët e BDI-së është pjesë e debateve edhe për korridoret 8 dhe 10D.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu