97 kompani amerikane kanë marrë një nismë ligjore kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump ndaj ndalimit të udhëtimeve të qytetarëve të 7 shteteve me shumicë myslimane.
Drejtuesit e lartë të Google, Apple, Microsoft, Facebook, Twitter, Intel dhe Netflix kanë firmosur deklaratën e përbashkët, ku thuhet se vendimi i Trump është në kundërshtim me ligjet amerikane të emigracionit dhe vet kushtetutës së SHBA, transmeton Albeu.com.
Në deklaratën e përbashkët, gjithashtu thuhet se vendimi për vizat ka krijuar një ndryshom të menjëhershëm dhe kjo mund të shkaktojë dëm të madh për kompanitë amerikane.
Deklarata e mbshtetur nga 97 korporata amerikane i është dorëzuar Gjykatës së Apelit nr. 9 në San Francisco.










