Komuna e Çairit në aksionin intensiv për pastrimin e borës dhe mirëmbajtje dimërore të rrugëve

Komuna e Çairit me shërbimet e saj komunale për pastrimin e borës dhe mirëmbajtje dimërore të rrugëve po realizojnë aksionin intensiv të hudhjes së kripës mekanike me qëllim që të evitohet paraqitja e ngricave në rrugë si rezultat i temperaturave të ulëta duke shprehur kështu gatishmërinë për menaxhim sa më efikas të situatës emergjente në shërbim të qytetarëve.

Gjatë këtyre ditëve janë hudhur sasi të mëdha të kripës në pothuajse të gjitha rrugët lokale nën kompetencën e Komunës së Çairit.

Komuna e Çairit edhe këtë vit në kuadër të programit të saj për mirëmbajtje dimërore të rrugëve ka angazhuar kompani me mekanizëm përkatës, si dhe ka kryer furnizimin e kripës mekanike, me qëllim që të sigurojë kushte optimale për qarkullim të automjeteve dhe qytetarëve në kushte dimërore.

Me qëllim ndjekjen dhe menaxhimin sa më të mirë të situatës me reshjet e deborës dhe ngricat Komuna e Çairit ka formuar edhe shtabin e emergjencës i cili do të funksionojë 24 orë për ditët në vijim deri në normalizim të plotë të gjendjes dhe komunikacionit rrugor./Zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu