Komuna e Tetovës do i lë “pa bukë” rreth 30 familje shqiptare? (DOKUMENT)

Disa banorë të Komunës së Tetovës, që udhëhiqet nga nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, i kanë thënë Almakos se ju ka arritur një shkresë prej kësaj komune, në të cilën zyrtarisht ju kërkohet të largohen për 5 ditë nga lokalet, që i kanë ndërtuar për dhjetëra vite me radhë – me mund e djersë.

Gjegjësisht bëhet fjalë për kompani – persona që kanë pasur në shfrytëzim lokale të cilat gjenden në objektet sportive në Tetovë, kryesisht tek Stadiumi i Qytetit. Këto objekte deri më tani i kishte menaxhuar Enti për Menaxhimin e Objekteve Sportive, kurse tani këto kompetenca i ka marrë Komuna e Tetovës.

Kështu, për Almakos këto banorë tetovarë të revoltuar që pritet ti radikalizojnë veprimet nëse kjo procedurë për dalje nga objektet e tyre nuk ndalon, thanë se ata kanë investuar me të madhe në lokalet që i kanë patur me kontratë nga Enti për Menaxhimin e Objekteve Sportive, kurse me aktin e fundit që ua kërkon komuna ta bëjnë, ato do të ngelen pa bukën e gojës.

alm alm2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu