Komunat kanë nisur rritjen e pagave

Tre ditët e para të grevës së përgjithshme në sektorin publik dhanë rezultate, njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Nga sindikatat thonë se pagat e një numri të madh të punëtorëve në sektorin publik, që punojnë në qytetin e Shkupit, komunat apo ndërmarrjet publike të themeluara nga Shkupi apo komunat tashmë janë rritur për 2.806 denarë në përputhje me rritjen e pagës minimale.

LSM organizon grevën e përgjithshme për mbrojtjen e të drejtave ekonomike dhe sociale. Sindikalistët shprehin keqardhje se deri më tani nuk ka sinjale as nga përfaqësuesit e qeverisë, e as nga mazhoranca qeveritare në Kuvend, se i pranojnë kërkesat e grevistëve, edhe pse ata ballafaqohen me grevë të përgjithshme për herë të parë pas 20 vitesh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu