Komunikimi me Lavrov në Moskë, Rama merr “10”-të amerikane për një frazë të vetme

Kryeministri Rama ka marrë një vlerësim amerikan në lidhje me mënyrën se si iu përgjigj kreyt të diplomacisë ruse Sergey Lavrov një ditë më parë në Moskë, gjatë një vizite si kreu i OSBE-së.

Ka qenë ambasadorja Yuri Kim ajo e cila ka cituar Ramën kur tha në konferencë shtypi se “… Askush nuk na detyron neve. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe”, kjo, referuar aleancës së Shqipërisë me Perëndiimin

Më konkretisht, Lavrov tha: “Ne i dimë synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE… Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga ata shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhënie të zhvilluara miqësore, bashkëpunim të dobishëm, të ndërsjellët në tregti, investime, dhe marrëdhënie ekonomike.

Rama iu përgjigj: “Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj, me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur…”.

Ndërkohë, Rama e vlerësoi kreun e diplomacisë ruse si një enciklopedi të marrëdhënieve ndërkombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu