Komuniteti i LGBTQI kërkon të hiqet fjala “nënë”, shpërthen keq Jul Deda: Tentativë e palaçove që ka për qëllim shkatërrimin e familjes

Komuniteti LGBTIQ në Mbretërinë e Bashkuar ka kërkuar që termi “nënë” të hiqet nga përdorimi në dokumentet e vendit të punës dhe dokumentet tjera dhe në vend të fjalës “nënë” të përdoret “prindi që ka lindur”.

Komuniteti gjithashtu ka kërkuar, ndër të tjera, që vendet e punës duhet të përpiqen drejt “krijimit të kodit të veshjes neutrale gjinore, banjave të të gjitha gjinive dhe mbulimit të kujdesit shëndetësor për punonjësit transgjinorë”.

Por kjo kërkesë nuk është mirëpritur nga aktori i humorit, Julian Deda.

I revoltuar, ai u shpreh në rrjetet sociale se në këtë mënyrë po shkatërrohet familja. Për Jul Dedën, nënën nuk mund ta zëvendësojë askush.

Fjala NËNË, jo vetëm nuk mund të zëvendësohet me asnjë fjalë tjetër, cilado qoftë ajo, por ne duhet ta ruajmë të paprekshme, të shtrenjtë, ashtu siç është për secilin nga ne. Çdo tentativë e palaçove dhe e lëtyrave për ta ndryshuar, ka për qëllim shkatërrimin në qelizë të familjes si koncept, ligjërisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalën NËNË, s’ka jetë pa të.

Komuniteti LGBTQI pretendon se ky ndryshim do të parandalojë që punëdhënësi të vendosë pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu