Koncert para Vitit të Ri i Xhipsi Kings në Shkup

Në kuadër të edicionit të dytë të ngjarjes “All You Need is Love”, të premten në VIP Arenën “Boris Trajkovski” koncert para Vitit të Ri do të mbajë njëri prej grupeve më të suksesshëm në botë, Xhipsi Kings. Si grupe të tjera në koncert do të marrin pjesë grupet nga Maqedonia “Bakllava” dhe “Çalgia Saund Sistem”.

Formacioni aktual i bendit, i udhëhequr nga Pako & Mikael Baliardo, vijnë në Shkup me setin Greatest hits, që drejtpërdrejtë të ndikojnë në atmosferën e Vitit të Ri. Me përzierje të stilit tradicional flamenko me pop dhe latino ritëm, “Xhpisi Kings” u bën fenomen planetar dhe mbretër në skenën muzikore. Publiku ynë do të ketë mundësinë të shijojë hitet më të mëdha “Volare”, “Bamboleo”, “Baila me” dhe shumë të tjera”, kumtoi Avalon, duke shtuar se me këtë ngjarje do ta përfundojnë vitin 2017, për ata një vit historik i suksesshëm koncertal.

Grupi në tri dekadat e kaluara i pati disa turne botërore dhe i shitën mbi 25 milionë albume. Në vitin 2014 Xhipsi Kings e fituan çmimin Gremi edhe atë për albumin më të mirë “Savor flamenco”.

Dyert e VIP Arenës “Boris Trajkovski” do të hapen për hyrje në orën 20:00, ndërsa koncerti duhet të fillojë në orën 21:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu