Koncesionet e rrugëve, Basha kërcënon deputetët e PS: Mos i votoni grabitjet, do përballeni me burgun

ak para se deputetët e PS-së të rivotojnë dy ligjet për koncesionet e rrugëve Milot- Balldren e Orikum Dukat (të rikthyera për shqyrtim me dekret të Metës), lideri i opozitës i ka bërë një thirrje të hapur socialistëve që të mos votojnë dy vjedhje të mëdha, pasi shumë shpejt do të përballen me drejtësinë dhe burgun.

Gjatë një deklarate për mediat, Basha po ashtu ka kërcënuar kompanitë që kryejnë punimet, se do të përballen me ligjin anti- mafia menjëherë sapo të krijohet qeveria e re e opozitës dhe do t’u sekuestrohen pasuritë.

“Alternativa që kemi përpara është shpëtimi i tyre duke ndëshkuar Shqipërinë apo ndëshkimi i tyre duke shpëtuar shqiptarët. PD dhe opozita e bashkuar e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ne jemi në krahë të shqiptarëve për të shpëtuar vendin dhe për të ndëshkuar këtë bandë hajdutësh dhe kriminelësh. Ditën e nesërme ANK dhe Gjikuria do të paralajmërohen zyrtarisht me letër nga PD në emër të opozitës së bashkuar për të gjithë pasojat penale dhe kriminale për ta dhe çdo person privat të kompanive të tyre, nga pronari dhe drejtuesit deri tek juristët e kompanisë si subjekte të ligjit të forcuar antimafia, ditën e parë që PD dhe opozita e bashkuar do të marrin përgjegjësitë e qeverisjes në vend.

Një letër e ngjashme do t’i dërgohet të gjitha bankave të nivelit të dytë pa përjashtim për t’i paralajmëruar se çdo financim, kredi apo garanci bankare dhënë këtyre koncesioneve do t’i bëjë këto banka automatikisht subjekte të ndjekjes anti mafia, do t’i vendosë ato menjëherë në vëmendjen e përditshme të opozitës sot dhe të qeverisjes së nesërme në bashkëpunim me SPAK, BKH dhe institucionet e tjera ligjzbatuese të Shqipërisë dhe vendeve partnere.

Ndërkohë ora po afron, ekziston dhe një mundësi e fundit për ata individë që ndiejnë sadopak përgjegjësi para fëmijëve të tyre, para prindërve të tyre pensionistë dhe para çdo qytetari që të refuzojnë votimin e këtyre dy grabitjeve spektakolare që të mos bëhen pjesë e vjedhjes me ligj, përndryshe i pret i njëjti fat si padronin e landfillit dhe përfituesin kryesor të kësaj vjedhjeje me ligj, grabitësin e hajdutin psikik, Edi Ramën dhe bandën e tij të oligarkëve dhe klientëve të tij të babëzitur”, deklaroi Basha.

Basha ka folur dhe me emra, duke thënë se vetëm një kompani si Gjoka Konstruksion ka marrë gjysëm miliardi euro kontrata nga Edi Rama.

“Formula e vjedhjes së parave tuaja është shumë e thjeshtë, fryhet disa here kostoja e rrugëve, dhe gjithë fondet e fryra i merr Edi Rama, qeveritarët e korruptuar dhe klientët e tyre.

Rama është hajduti më i madh, një grabitës psiqik, çdo koncesion, çdo kontratë korruptive, ka një destinacion: xhepat e Ramës.

Janë paratë e Ndue Kolës, paratë tuaja që vidhen me firmën e Edi Ramës, që përdoren për të vjedhur e shkatërruar zgjedhjet. Njësoj si paratë e dajës së Ndue Kolës. Gjoka Konstruksion, të dy nip e dajë kanë marrë gjysmë miliardë euro kontrata nga Rama që bëjnë shumëfish të vlerës reale, që vidhen direkt nga Rama, një pjesë e të cilave riqarkullohen për të kapur e mbajtur pushtetin.”-tha Basha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu