Konfiskohen 68,5 kilogramë marihuanë në vendkalimin kufitar Bllacë

Rreth 68,5 kilogramë marihuanë janë gjetur nga inspektorët doganorë në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë kontrollit të një furgoni në një bunker të bërë në mënyrë speciale.

Siç kumtoi Drejtoria doganore, pardje rreth orës 22:30 minuta në Bllacë në hyrje në Republikën e Maqedonisë është ndalur një furgon i kombinuar (për udhëtarë dhe transportues) me targa kroate, të drejtuar nga B.K., shtetas i Kroacisë. Gjatë kontrollit të automjetit me një qen doganor dhe skener dore, mes ulësve të pasme dhe pjesës së dedikuar për transport, është gjetur një bunker i bërë në mënyrë speciale. Në bunker janë vendosur 39 pako të madhësisë së ndryshme, të mbushura me marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth 68,5 kilogramë.

Personi i dyshuar B.K. ka deklaruar se drogën e ka furnizuar nga një person në Republikën e Shqipërisë me qëllim që përmes Maqedonisë ta transportojë në Gjermani. Çmimi në tregun perëndimor i marihuanës vlerësohet në 200.000 euro, ndërsa në shitje me pakicë mund të jetë edhe dyfish.

Kundër personit B.K., Drejtoria e doganave do të ngrit padi penale për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”, deri te Prokuroria publike, ndërsa autori do të nxjerret para gjykatësir adekuat./Zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu