Emërimi i zv/ministrave, Kasami: Ka disa propozime në VLEN

Bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami deklaroi se në shtator pritet të emërohen zëvendës ministrat e rinj, në kuadër të rikonstruimit të qeverisë, përcjell TV21. Kasami nuk dha detaje, por tha se ka disa propozime në parti.

“Ende nuk janë caktuar, ka disa propozime brenda VLEN-it por ende nuk është propozimi final. Sipas dinamikës së paraparë do të duhet brenda shtatorit propozimet të vijnë në Kuvend”, tha shkurt Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu