Kongresi i VLEN-it filloi me Himnin e Europës, po Kongresi i BDI-së me çfar himni ka filluar? (VIDEO)

Dje me 09 Maj në Ditën e Europës është mbajtur në Shkup Kongresi i Bashkimit i koalicionit politik shqiptar VLEN. Dhe si simbolik e ditës kur u zhvillua ky eveniment, organizatorët kishin vendosur që kongresi të filloj me Himnin e Europës.

Dhe kaq mjaftoi që në rrjetet sociale por edhe në shumë media të ngrihet alarmi se pse kongresi nuk filloi me Himnin Kombëtar.

Nuk munguan edhe mediat rajonale si Top Channel sipas së cilës kjo është hera e parë që një parti politike shqiptare në Maqedoni nuk e fillon kongresin me Himnin Kombëtar dhe titulli i lajmit ishte: Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë!

Por nga një kërkim më Internet për Kongreset e BDI-së, në youtube mund të shohim videon e kongresit të 4 të BDI-së që u zhvillua në vitin 2019-periudh kur BDI ishte në Qeveri mund të shihet se Kongresi ka filluar pa Himnin Kombëtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu