Konkurs për 12 persona me shkollë të mesme nga Maqedonia, që duan të shkojnë në Amerikë

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë ka shpallur konkurs për përzgjedhjen për nominim të 12 kandidatëve për dërgim në shkollim 4 – vjeçar në SHBA, në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake Uest Point në SHBA. Bëhet fjalë për një mundësi të veçantë për të gjithë qytetarët e Republikës Maqedonisë nga 17-23 vjeç me arsim të mesëm të mbaruar, gjegjësisht me mundësinë për të mbaruar arsimin e mesëm deri më datën 01.07.2017, të cilët njohin mirë gjuhën angleze, shkruan Gazeta Lajm.

“Kandidatët të cilët do të paraqiten do tu nënshtrohen një sërë testesh dhe intervistave në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa do të testohen edhe nga komisionet e autorizuara të Akademisë së Forcave Ajrore dhe Akademisë Ushtarake „Uest Point.”

Ftojmë të gjithë kandidatët të cilët janë të interesuar të bëhen pjesë e studimeve ushtarake, më të mira dhe më të dëshiruara në suaza botërore, të informohen në hollësi për Konkursin i cili është shpallur në ueb-faqen e Ministrisë, www.morm.gov.mk”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu